INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
COVID-19: 9 jetë të humbura dhe numër i lartë rastesh të reja brenda 24 orëve në vend

COVID-19: 9 jetë të humbura dhe numër i lartë rastesh të reja brenda 24 orëve në vend

Publikuar më: 17:28 02-11-2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 9 pacientë të infektuar nga pandemia e koronavirusit kanë ndërruar jetë në vend. Gjithashtu mësohet se janë 321 të infektuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid:
Një 44-vjeçar, një 70-vjeçar, 71-vjeçar, 78-vjeçar, dhe dy qytetare 84-vjeçare nga Tirana, një 67-vjeçar nga Mallakastra, një 74- vjeçar dhe një 82-vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1446 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 321 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
173 raste në Tiranë, 22 në Kavajë, nga 12 raste në Korçë, Pogradec, 11 në Fier, 10 në Vlorë, 9 në në Elbasan, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Gramsh, nga 6 raste në Durrës, Sarandë, nga 4 raste në Berat, Mat, Kuçovë, nga 3 raste në Lezhë, Gjirokastër, Përmet, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Has, Mallakastër, Kamëz, Peqin, Kolonjë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Delvinë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,367 që nga fillimi i epidemisë.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (2 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 321
Të shëruar ne 24 orë 121
Të shtruar në spitale 328
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1446

Testime totale 126,692
Raste pozitive 21,523
Raste të shëruara 11,367
Raste Aktive 9,629
Humbje jete 527

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4896
Durrës 879
Fier 731
Korçë 595
Shkodër 539
Lezhë 434
Elbasan 431
Vlorë 397
Berat 287
Kukës 200
Gjirokastër 144

Article Logic
Execution time: 0.0032279491424561