Aktori turk Alperen Duymaz në janar të këtij viti i dha fund beqarisë.
Alperen u celebrua me partneren e tij Kubra Kelkit dhe dyshja kishin planifikuar dasmën ta mbanin në qeshor.
Mirëpo pandemia e koronavirusit i ka prishur çdo plan aktorit.
Ai së fundmi u intervistua nga gazetarët turk teksa ndodhej me bashkëshorten duke bërë një shëtitje. Alperen tha se ata janë detyruar ta shtyjnë dasmën.
“Kemi qëndruar në shtëpi për ditë të tëra, tani dolëm të marrim pak ajër. U detyruam ta shtyjmë dasmën për shkak të koronavirusit”-tha aktori 27-vjeçar.
Alperen Duymaz e ka mbajtur të fshehtë lidhjen me partneren e tij prej kohësh. Vetëm së fundmi ai publikoi një foto të partneres ku çifti shfaqeshin së bashku gjatë një udhëtimi me makinë.