Prej disa kohësh ai i kishte munguar skenës muzikore shqiptare, megjithatë pak javë më parë publikoi një projekt të ri në kanalin e grupit ‘Babastars’.
Po flaism për Cozman i cili ka zbuluar se momentalisht ndodhet në spital.
Reperi ka publikuar në Instasrory një foto dhe mbi të shkruan një mesazh për miqtë e tij.
“Kohët e vështira do i zbulojnë gjithmonë miqtë e vërtetë. Do rikthehem së shpejti”, ka shkruar Cozman në foton ku duket se ndodhet në një spital në Londër.
Sigurisht që në këtë rast vlen të përmendet shprehja: “Miku i mirë njihet në nevojë”.