INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cozman: Nga pushimet në Bahamas, në burgun e Tiranës

Cozman: Nga pushimet në Bahamas, në burgun e Tiranës

Publikuar më: 13:46 24-02-2016

E shkuara jo gjithmonë është e harruar, sidomos kur bëhet fjalë për t'iu përgjigjur ligjit.

Ndonëse ka kaluar kohë që nga korriku i vitit të kaluar kur reperi Cozman së bashku me këngëtaren Tuna iu gjetën në posedim 20 gr marijuanë pas një kontrolli rutinë nga uniformat blu, historia vazhdon. Ndryshe nga hera e kaluar kur Gjykata e Tiranës e la të lirë reperin kundrejt një garancie prej 5 mijë eurosh, tashmë që hetimet kanë përfunduar plotësisht, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të ngrejë mbi Cozman akuzën për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Një akuzë kjo e cila sipas Kodit Penal parashikon një dënim nga 5 deri në 10 vjet burg. 1 marsi është data që Ylber Abdullahi, i njohur si Cozman, duhet të paraqitet përpara gjyqtarit Martin Deda, i cili do të vendosë edhe fatin e artistit. Mr. Fenix rrezikon të përfundojë për ca kohë në kafaz!

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154