Ditë më parë Cozman përmes një fotografie ku shfaqej shumë i afërt me një brune seksi, zbuloi lidhjen e tij të re, lajm që pushtoi mediat rozë.
Çifti duket se po jetojnë momente të bukura bashkë dhe reperi ka rënë në dashuri kokë e këmbë.
Këtë na vërtetoi edhe së fundmi gjersa publikoi një tjetër pamje të vajzës me emrin Fjolla, e cila shihej duke mbledhur qershi.
Brunja seksi siç mëson afterparty.al është një makeup artist dhe ka një biznes të saj në Prishtinë.
Kujtojmë se Ylberi emri i vërtetë i Cozman vetëm pak kohë më parë është kthyer nga Londra në Prishtinë dhe lidhja e re duket të jetë arsyeja krahas muzikës, ku ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor./afterparty.al