Lidhja e tij me këngëtaren kosovare Altuna Sejdi e njohur ndryshe si Tuna i dha reperit luksin të qëndronte në qendër të vëmendjes nga ana e medieve rozë, por u bë pak kohë që Cozman e kishte humbur influencën në publik.
Reperi ka sjellë për publikun disa këngë të reja, por për jetën private realisht kishim mungesë informacioni…të paktën e themi deri më tani.
Dhe falë një darke familjare, Cozman ka zbuluar se është në një lidhje e cila sipas gjasave është diçka serioze kjo e thënë për aq kohë sa ka zgjedhur që të ndajë një foto me miqtë e tij në rrjetet sociale.
Në fakt nga fotoja nuk mund të zbulojmë shumë për vajzën që ia ka rrëmbyër zemrën reperi, por na ka mjaftuar për të kuptuar se Cozman nuk është më single.
Le të shpresojmë që çifti të shkojë mirë dhe Cozman të na zbuloj diçka më shumë për bukuroshen që i ka marrë zemrën.