Lajme jo të mira po dëgjojmë nga çifti më i famshëm dhe më i komentuar i momentit. Në shtator të vitit të kaluar Justin Bieber dhe Hailey Baldwin celebruan dashurinë e tyre në martesë edhe pse ende nuk kanë realizuar ceremonin apo dasmën që të gjithë mezi po prisnim. Në fillim u përfol që është shtyrë dasma për në fund të shkurtit, po sot jemi mars dhe ende nuk kemi një lajm për ditën e dasmës, përveçse se Justin tani ndihet kaq konfuz. Të paktën kështu shkruajnë mediat e huaja.
Ai po përballet me një gjendje të vështirë emocionale dhe këtë e ka shprehur dhe gjatë intervistës për ‘Vogue’, i cili theksoi se fama ka ndikuar negativisht tek ai.
‘Us Weekly’ ka shkruar se tani Justin është pak i shqetësuar që ka nënshkruar një kontratë paramartesore me modelen dhe se ata të dy nuk po shkojnë shumë mirë bashkë. “Ata kanë disa mosmarrëveshje për disa gjëra, por kanë vendosur që të punojnë së bashku për t’i zgjidhur ato.”
Se çfarë do ndodhë në vazhdom më çiftin na ngelet veçse të presim.