Cristiano Ronaldo rrezikon ta paguajë shtrenjtë kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Valencias dhe Juventusit në “Mestalla”.
Portugezi pa që arbitri Brych ta nxjerrë nga fusha e lojës për një episod me Murillon, për të cilin pritet edhe interpretimi i gjyqtarit gjerman.
Nëse interpretimi është një ndërhyrje dhe jo sjellje antisportive, atëherë pezullimi është 1 ndeshje, por nëse arbitri dhe asistenti i tij e vlerësuan gjestin e tij si sjellje e dhunshme atëherë ndëshkimi nga rregullorja e UEFA është 3 ndeshje pezullimi.
Por në raste të tilla, UEFA përdor provën televizive edhe nëse arbitri e ka parë dhe gjykuar vetë episodin. Nëse Ronaldo do të dënohet me 3 ndeshje pezullim do të humbasë jo vetëm sfidën me Young Boyës, por edhe 2 ndeshjet me Manchester United.