Sipas spanjolles AS, marrëveshja për rinovimin e kontratës së portugezit me klubin merengues tashmë është arritur. Aktualja skadon në vitin 2018, ndërsa e reja do të ketë një kohëzgjatje deri në vitin 2021. Ditët në vazhdim menaxheri i futbollistit Jorge Mendez, do të mbërrijë në Madrid ku do të takohet me presidentin Florentino Perez, për të përcaktuar detajet e fundit. Ronaldo do të përfitojë 21 milionë Euro neto në sezon për katër vitet e ardhshme. Në fakt për të arritur deri në këtë pikë, nuk ka qenë e thjeshtë. Palët kanë biseduar prej disa muajsh për t’i sheshuar të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me kontratën e re, që pritet të firmoset pas kthimit të Ronaldos nga pushimet, pra jo para 10 Gushtit.
Te Reali mendojnë se zyrtarizimi i marrëveshjes së re të bëhet me 29 Gusht. Edhe pse në këtë periudhë përfaqësuesja portugeze do të jetë e grumbulluar për miqësoren me Gjibraltarin, Ronaldo pritet të qëndrojë në Madrid për të dhënë bashkë me presidentin Perez lajmin e madh. Paris Saint Germain dhe klubet e tjera të mëdha që pretendojnë shërbimet e 3 herë fituesit të Topit të Artë duhet ta flenë mendjen, CR7 deri në moshën 36-vjecare do të luajë me Realin.