E përditshmja spanjolle “Marca” ka publikuar formacionin më të mirë të javës së 19-të në La Ligan spanjolle.
Besoje ose jo kësaj 11-she titullare i mungon fituesi i ‘Topit të Artë’, Cristiano Ronaldo i cili zhvilloi një ndeshje të dobët kundër Malagas.
Megjithëse Reali fitoi me rezultatin minimal 2-1 të pranishmit në “Santiago Bernabeu” në fund të ndeshjes kanë vërshëllyer lojtarët e tyre dhe veçanërisht Ronaldon i cili humbi një rast të artë pasi vetëm i vetëm me portierin nuk arriti të shënojë.
Në krahun tjetër Barcelona fitoi 4-0 përballë Eibarit dhe përfaqësohet me Messin dhe portierin Ter Stegen.