Harry Styles sapo ka marrë vesh se mund të ketë një rival të fortë për zemrën e Kendall Jenner.
Sipas raportimeve të sajtit amerikan HollywoodLife.com, bëhet fjalë për yllin e futbollit europian Cristiano Ronaldo, i cili mesa duket ka pëlqyer një nga fotot në Instagram të modeles bukuroshe...sërish. Dhe kjo gjë nënkupton vetëm diçka, Ronaldo ia ka vënë syrin Kendall. Një fakt ky që çuditërisht nuk e shqetëson aspak Harry Styles përkundrazi. Burim i afërt me 21-vjeçarin tregon se Harry nuk do ta kishte problem nëse Kendall do t'ia kthente mbrapsh flirtin Ronaldos, fundja lidhja e tyre është e hapur.
Ajo që e ka topin në dorë tashmë është Kendall, e cila thuhet se më 28 janar do të udhëtojë në Spanjë, qytetin ku jeton futbollisti, për të promovuar fushatën e saj publicitare për firmën e veshjeve Mango. Hmmm çfarë koinçidence. Me siguri "mamager" Chris duhet të jetë duke fluturuar nga gëzimi!