“Ylli” i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka vërtet pasion futbollin, por atë nuk e sheh si të ardhmen e tij. Kështu, lojtari i Realit të Madridit ka hapur zyrtarisht hotelin dytë në një ceremoni inaugurimi. Gjatë saj CR7 tha se pavarësisht pasionit që ka për futbollin, i duhet të mëndojë për të ardhmen.
“Jeta nuk është vetëm futbolli. Natyrisht futbolli është pasioni im por unë po mendoj për të ardhmen. E kam pasur ëndërr të kem një hotel në vendin tim”, u shpreh 31-vjeçari i cili ishte i shoqëruar nga mamaja dhe djali i tij.
Hoteli me 4 yje “CR7” me një investim prej 15 milionë eurosh, ndodhet në zemër të kryeqytetit të Portugalisë . Brenda tij ndodhen 82 dhoma të punuara sipas teknologjisë së fundit dhe për realizmin e tij ka bashkëpunuar me kompaninë “Pestana Group”, një kompani kjo shumë e njohur për ndërtimin e rreth rreth 100 hoteleve në 15 vende të ndryshme.