Ylli portugez ka bërë një debutim fantastik në Kampinonatin Europian të 2004-ës, në vitin kur ai zhvillohej në shtëpinë e tij në Lizbon. Mëgjithëse atë vit Portugalia arriti në finalë, Greqi ja “rrëmbeu” titullin nga duart. Në atë kohë Ronaldo, nën patronazhin e Sir Alex Ferguson po rritej shumë profesionalisht në ekipin e Manchester United.
Edhe pse në 2009-ën Ronaldo u “nda” nga Sir Alex, mirënjohja që kishte për të ishte e madhe. U deshën 4 kampionate evropiane që të shihnim trajnerin Ferguson ti jepte Ronaldos përqafimin e fitores.
Gjatë minutave të shtesës, 31 vjeçari u pa shumë i përfshirë më shokët e skuadrës dhe vazhdimisht i ka folur dhe udhëzuar ata. Gjesti që ai ka bërë kur i tregoi lojtarëve të tjerë se nuk kishte dhe shumë minuta të gjithëve i ka kujtuar Sir Alex Ferguson në kohën e drejtimint të Manchester United. Bëm trajner të të ngjaj!