Si kapiten i ekipit portugez, ai është nën presion të madh për të udhëhequr lojtarët e tjerë drejt fitores në Kampionatin Europian javën e ardhshme.
Pra Cristiano Ronaldo padyshim që e meriton një pushim duke u shkëputur për disa momente nga fusha.
Ronaldo është fotografuar të premten teksa merrte rreze dielli në Ibiza. 31 vjeçari i ka shijuar ato momente në shoqërinë e një femre zeshkane. Ata të dy janë argëtuar teksa kërcenin në bordin e një jahti luksoz ku nuk mungonin pozat hot.
Bukuroshja në fjalë, e veshur me një palë bikini që i nxirrnin dukshëm në pah format perfekte trupore, gjatë gjithë kohës i shfaqte shumë afrimitet futbollistit duke i hedhur krahët rreth qafës.