Cristiano Ronaldo është një ndër lojtarët më të mirë në dekadës së fundit. Ndër vite janë të shumta femrat që kanë pretenduar se kanë pasur flirt, apo edhe janë lidhur me yllin portugez, Cristiano Ronaldo. E ndërkohë që vuan akuzat për përdhunim, një tjetër femër ka dalë në dritë dhe thotë që ka një marrëdhënie të veçantë me Ronaldon.
“Nëpërmjet një miku të përbashkët që shpërndau numrin tim, Cristiano Ronaldo më kontaktoi: kemi shkëmbyer disa mesazhe në telefon. Ai donte të më bënte komplimente sepse kishte parë shërbimet e mia fotografike në revistën “For Men”. Ylli i bardhezinjve e ka komplimentuar atë: “Më tha: ‘Je shumë e bukur’. Isha mjaft e ngazëllyer kur dëgjova komplimentet nga një mashkull si ai, përherë i rrethuar nga femra shumë të bukura dhe që janë prototip i bukurisë”, u shpreh Manuela Ferrara.
E si të mos mjaftonin këto, bukuroshja u shpreh se ka komunikuar me Ronaldon edhe për formacionet e Champions League të Juventus, por për marrëdhënien me yllin portugez, tha që do e mbante private dhe s'do e tregonte publikisht.