Cristiano Ronaldo është lënë jashtë kombëtarës Portugeze për ndeshjet e ardhshme kundër Polonisë dhe Skocisë, përkrahas hetimeve për përdhunimin e një grua-je në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kapiteni i kombëtarës do t’i mungojë vendit të tij në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Sulmuesi i Juventus gjithashtu mungoi në dy ndeshjet para-eliminatore të Kupës së Botës muajin e kaluar, ku trajneri Fernando Santos deklaroi se Ronaldo sapo kishte lëvizur te Juventus dhe i duhej pak kohë për tu përshtatur në klubin e ri.
Santos e shfrytëzoi mungesën e kapitenit 33-vjecar muajin e kaluar për të provuar lojtarët e rinj në krahët sulmues.