INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Cristiano Ronaldo më përdorte vetëm për seks...” Kjo modele akuzon rëndë yllin e Realit të Madridid [FOTO]

“Cristiano Ronaldo më përdorte vetëm për seks...” Kjo modele akuzon rëndë yllin e Realit të Madridid [FOTO]

Publikuar më: 15:27 12-11-2017

Mesa duket ylli i Realit të Madridid, është vënë në qendër të akuzave me një modele e cila e akuzon rëndë  për përfitime seksuale.

 Modelja Natacha Rodriguez 21 vjeç thotë se me Ronaldon kanë shkëmbyer vazhdimisht mesazhe dhe kanë fjetur bashkë. Por, pas kësaj nate, Natacha tregon se ndihet e përdorur.

“E dija që ai kishte të dashur, por ne u bëmë miq, kishte besim mes nesh, një lidhje. Ishte një njeri i dashur dhe pas mesazheve gjatë gjithë kësaj kohe, ishte e mahnitshme që të isha me të. Nata që kaluam bashkë ishte speciale. Por më pas i thashë se do të shkoja në një spektakël në Portugali dhe ai më tha që të mos shkoja. Tani mendoj se ai më përdori vetëm për seks. Nuk ndjej keqardhje, sepse të kaloja natën me të ishte një ëndërr e vërtetë, por ndihem e tradhëtuar”, thotë 21-vjeçarja.

E gjithë kjo histori nisi vetëm pasi Ronaldo i dërgoi një mesazh ku i komplimentonte fundshpinën modeles.

Kjo histori mesa duket ka nisur në shtator të 2015 kur Ronaldo i dha fund historisë së tij me modelen Irina Shayk.

Por, tashmë partnerja e Ronaldo, Georgina 22 vjeç, është shtatzënë me futbollistin në muajin e tetë. Edhe Natasha është shtatzënë 8 muajshe gjithashtu, që do të thotë se ishte në fillim të shtatzënisë kur fjeti me futbollistin 32-vjeçar. Sipas “Daily Mail”, Ronaldo nuk kishte dijeni që modelja Natacha të ishte shtatzënë.

4640393400000578-0-image-a-24_1510451884015.jpg4640342900000578-0-image-m-30_1510452138923.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707