UEFA ka zyrtarizuar tre emrat që do të përballen për të fituar titullin e lojtarit më të mirë në Evropë për sezonin 2015-2016.
Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Antoine Griezmann janë tre kandidatët zyrtarë. Të tre këta janë luan me ekipet spanjolle të kryeqytetit Madrid. Ajo që vihen re, është mungesa e yllit të Barcelonës Lionen Messi.
Ronaldo, kapitet i kombëtares portugezë, udhëhoqi skuadrën drejt fitores historike të Euro 2016, si dhe i dha fitoren e Champions League, Real Madridit fal penalltisë së saktë në finale kundër Atletico Madrid.
Shoku i tij Bale gjithashtu ka shkëlqyer gjatë kampionatit në Francë, pasi dërgoi kombëtaren e Uellsit në katër skuadrat më të mira të evropianit.
Nga çfarë kujtuam më sipër, duket qartë avantazhi që Ronaldo ka ndaj dy kandidatëve të tjerë. Fituesi pritet të shpallet më 25 gusht.