INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cristiano Ronaldo nuk njeh kufinj, fiton dy çmime në një ditë, zbuloni çfarë

Cristiano Ronaldo nuk njeh kufinj, fiton dy çmime në një ditë, zbuloni çfarë

Publikuar më: 20:31 28-12-2017

Ylli portugez Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2017 nga “Globe Soccer Awards”. Viti 2017 rezervoi një fund fantastik për Cristiano Ronaldon që u nderua edhe si lojtari më i mirë i vitit që po lëmë pas në ceremoninë e “Globe Soccer Awards” në Dubai, pak kohë pasi fitoi The Best nga FIFA dhe Topin e Artë nga France Footbal.

Në garë për të fituar çmimin ishin edhe; Sergio Ramos (Real Madrid), Leo Messi (FC Barcelona), Gianluigi Buffon dhe Paulo Dybala (Juventus) e Neymar Jr. dhe Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain).
Por nuk ndalet me kaq, ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo u emërua “Sportisti më i mirë evropian” për të dytin vit radhazi. 

Pasi luajti një rol kyç në fitoren e pesë titujve me Realin, sulmuesi portugez ka fituar këtë çmim në një votim nga 26 agjensitë ndërkombëtare të lajmeve.
Çmimi ka funksionuar që nga viti 1958 dhe është dhënë nga agjensia polake PAP. Me këtë rast, Ronaldo mori 159 pikë, duke mposhtur kampionin botëror të Formula 1 Lewis Hamilton (143) dhe lojtarët e tenisit Roger Federer (124) dhe Rafa Nadal (113).

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158