Cristiano Ronaldo shpallet fitues për herë të 4-ët i “Topit të Artë”. Sulmuesi portugez ka mposhtur rivalitetin e Lionel Mesit dhe Antoine Griezmann dhe ka fituar trofeun më të rëndësishëm individual në botë, dhe tashmë ka një më pak se Messi.
Champions League e fituar sezonin e kaluar me Realin dhe Europiani në Francë, i dhanë të drejtën sulmuesit të “Los Blancos” t’i gëzohet këtij trofeu prestigjioz.
“Jam shumë i lumtur për këtë çmim, është po aq i rëndësishëm sa trofeu i parë. Falenderoj bashkëlojtarët dhe klubin. Ky trofe shkon për Real Madrid”, tha Ronaldo për “France Football”. Ai aktualisht ndodhet në Japoni me Real Madrid, dhe mesa duket kjo video e dhënies së çmimit është regjistruar më parë, që nënkupton se “Topi i Artë” i është dhënë para ceremonisë zyrtare.