Sulmuesi i Real Madridit është zgjedhur fitues i çmimit ‘UEFA – Lojtari i Vitit’, për herë të tretë në karrierën e tij. Real Madrid sezonin e kaluar fitoi titullin e 12-të të Ligës së Kampionëve, një titull rekord dhe Ronaldo ishte lojtari kryesor i skuadrës duke shënuar 12 gola dhe duke dhuruar 6 asistime në 13 ndeshje. Në konkurrencë për çmimin ‘UEFA – Lojtari i Vitit’ ishte edhe sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi dhe portieri i Juventus, Gianluigi Buffon. Ronaldo e ka fituar më parë këtë cemin në sezonet 2013/14 dhe 2015/16. Ndërkohë që portieri i vitit u shpall Buffon, mbrojtësi i vitit Sergio Ramos, mesfushori i vitit, Luka Modric dhe sulmuesi i vitit, Cristiano Ronaldo.