Si një nga sportistët më në zë në botë, ai ka punuar shumë fort për fizikun e tij të tonifikuar.
Dhe Cristiano Ronaldo u sigurua që e gjithë puna e zhvilluar në palestër të vlerësohej siç duhet. Ai realizoi një set të ri fotografik për koleksionin Pranverë-Verë 2017 të linjës së tij të të brendshmeve, CR7. Futbollisti 32 vjeçar ishte në formë spektakolare mes muskujve të barkut, abdominaleve dhe bicepsave të definuar mirë. Kjo tregon qartë se puna e fortë stërvitore nuk shpërblehet vetëm në fushën e blertë, por edhe përpara dritës së kamerave, veçanërisht kur produkti i reklamuar mban emrin tënd.