Mes setit prej argjendi, tavolinës së shtruar bukur dhe tryezës së madhe, kapiteni portugez, Cristiano Ronaldo, është duke shijuar pjatën e preferuar të së hënës së çdo shqiptari.
E kemi fjalën për fasulet, të cilat përveçse përmbajnë hekur, të nevojshëm për organizmin, nuk mund të mos i harrosh pa i fotografuar në Instagram. Duket se as Cristiano nuk i rezistoi dot tundimit, i cili megjithëse fiton miliona euro çdo sezon sportive, dreka e tij mund të ishte shtruar nga çdo shqiptar me një rrogë të zakonshme.