Ceremonia vjetore e FIFA-s kulmoi me përzgjedhjen e lojtarit më të mirë të vitit 2016. Dhe nuk mund të ishte tjetër, përveç sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo. Sulmuesi i Real Madrid, fitues i Champions League, Kampionatit Evropian dhe Topit të Artë, në garën për çmimin “Lojtari i Vitit”, ka mposhtur Lionel Messin dhe Antoine Griezmannin. Një fitore e merituar për Ronaldon, dhe një vit për t’u mbajtur mend për të.
Fjalët e Ronaldos pas marrjes së cmimit:
“Çfarë viti i jashtëzakonshëm. Me ndihmën e bashkëlojtarëve arritëm të përmbyllim një vit të pabesueshëm që do mbetet përgjithmonë në memorien time. Fituam Championsin me Real Madridin dhe më pas Europianin me Portugalinë. Me ndihmën e skuadrës, fituam edhe Superkupën dhe Kupën e botës për klube. Do të doja të falenderoj të gjithë ekipin, duke filluar nga stafi teknik e deri tek bashkëlojtarët, si tek Real Madridi ashtu edhe tek Portugalia. Falenderoj familjen për mbështetjen e pakushtëzuar, të dashurën time dhe të gjithë ata të cilët më ndihmuan të arrij deri këtu.”
“Më vjen keq që disa njerëz nga Barcelona nuk janë këtu por kjo është e kuptueshme. Do të doja që Messi të ishte këtu.”