Dy kundër kandidatët e Donald Trump nga radhët e republikanëve kanë njoftuar se do të koordinojnë një strategji të përbashkët kundër politikave të tij.
Ted Cruz do të shkurtojë fushatën në zgjedhjet paraprake në Oregon dhe në New Mexiko për të ndihmuar kandidatin tjetër nga partia e tij, John Kasick, ndërsa ky i fundit do t’i ofrojë ndihmë Cruz në zgjedhjet që do të mbahen në Indiana.
Trump, kishte deklaruar se rivalët e tij kanë mbetur krejtësisht të dëshpëruar nga rezultatet e deri tashme të zgjedhjeve, në të cilat ai prin dukshëm.
Ndonëse ka një avantazh të qartë të delegatëve, Trump akoma nuk ka siguruar edhe 1237 vota të delegatëve, të cilat i duhen, për të mposhtur kundër kandidatët e tjerë nga radhët e republikanëve