Programi i fundjavës në IN Tv “Një kat më lart” nuk qëndron vetëm në natyrën talk-show por shpesh vendos të ftuarit përballë lojrave e sfidave nga më të ndryshme. Për këngëtarin nga Kosova, Gent Fatali, moderatori Ermal Peçi kishte përgatitur një lojë me këngët popullore shqiptare. Fal tyre mësuam se sa i njeh ai këto këngë por mbi të gjitha se si mund ti transformoj ai në hip-pop.
Këngët e përzgjedhura kanë shkaktuar shumë të qeshura në program, duke nisur që nga kënga e parë ‘Napoloni’. Si për çudi Gent Fatali në fillim tha se nuk e njihte por kanë mjaftuar disa çaste ta kujtonte e ta rreponte.
Shumë të qeshura solli kënga popullore “çu mbush mali plot me rrush” e cila për tu përshtatur sa më shumë më prodhimet e sotme muzikore u transformua menjëherë nga Fatali në “Çu mbush club-i plot me k*urva”.
Mos humbisni lojën më Gent Fatalin në “Një kat më lart” në minutën e 20-të të videos së mëposhtme.