INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudi në Kaliforni, bën biskota me hirin e gjyshit të vdekur dhe ua servir shokëve

Çudi në Kaliforni, bën biskota me hirin e gjyshit të vdekur dhe ua servir shokëve

Publikuar më: 10:54 19-10-2018

Nuk është aspak një film horror por ka ndodhur në Kaliforni.

Një studente hodhi pluhurin e trupit të gjyshit të vdekur në brumin e biskotave të bëra vetë dhe më pas ua dha shokëve të klasës. Incidenti makabër ka ndodhur në Kaliforni, pranë Akademisë DaVinci Charter në Davis, ku vajza e ndihmuar nga shoqja e saj ua dhanë biskotat 9 shokëve të klasës.

“Kishte folur edhe herë të tjera për hirin e gjyshit të vdekur por kur na dha biskotat tha se ato kishin një përbërës special”, tregoi në mediat amerikane një shok i klasës së vajzës, që pranoi se kishte ngrënë një biskotë por që nuk e kishte vënë re “këtë përbërës të çuditshëm”.

Për hetuesit, shkruan The Indipendent, një nga djemtë kur hëngri biskotën ishte i vetëdijshëm që biskotat ishin bërë me hirin e gjyshit të vdekur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006