INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudi shqiptare, Vllaznia nuk i do tifozët e Tiranës në stadium

Çudi shqiptare, Vllaznia nuk i do tifozët e Tiranës në stadium

Publikuar më: 15:01 22-05-2017

E çuditshme, por e vërtetë! Vllaznia kërkon nga federata dhe policia e Shkodrës që ndeshja e fundit e sezonit kundër Tiranës që vlen edhe mbijetesën të luhet pa tifozë miq në stadiumin “Loro Boriçi”.

Janë burime zyrtare nga klubi shkodran që konfirmojnë këtë kërkesë të drejtuar FSHF-së për të analizuar mundësinë që kjo përballje të luhet pa praninë e tifozëve bardheblu, pasi sipas tyre mund të ketë trazira.

Po ashtu sipas drejtuesve të klubit të Vllaznisë bëhet e ditur se kjo kërkesë nuk ka aspak lidhje me rëndësinë e ndeshjes, por për shkak të rivalitetit të madh që kanë dy tifozërite dhe përplasjeve të mëparshme masive si ajo që ndodhi në vitin 2014 në “Loro Boriçi”.

Ndërkohë, vetëm pak javë më parë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ku do të luhej finalja e Superkupës në basketboll, tifozët e Tiranës sulmuan miqtë nga Shkodra duke shkaktuar edhe shtyrjen e kësaj sfide.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë vendimi do të merret nga FSHF dhe Policia e Shtetit, por kjo është një kërkesë disi absurde nga ana e një klubi.

Article Logic
Execution time: 0.0036041736602783