Një episod i pazakontë ka ndodhur pak ditë para fillimit të kupës së botës. Trajneri ka paguar nga xhepi i tij stafin që do të marrë me vete në Rusi. Bëhet fjalë për teknikun e Australisë, Bert van Marvijk.
“Ishte diçka e nevojshme, sepse nuk kisha kohë të mjaftueshme. Për të sjellë në formë skuadrën në një kohë të shkurtër do të më duhen persona që më njohin, nuk dua të kem probleme me komunikimin”, shpjegoi Van Marvijk.
Ai do të paguajë vet 8 asistentët e tij, pasi Federata australiane e Futbollit nuk i garantoi fond të mjaftueshëm për të paguar stafin e zgjedhur prej tij, duke i ofruar ata që ishin në dispozicion të trajnerit të mëparshëm.