Nuk e kishim parë ndonjëherë më parë. Një debat televiziv mes dy deputetëve të parlamenit të Kosovës ka degjeneruar në sherr. Bëhet fjalë për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi dhe atij të Nisës për Kosovën, Milaim Zekën, të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin dhe u qëlluan me grushte gjatë kohës që debatonin në studio e televizionin Klan Kosova. Pas ofendimeve e ngritjes së tonit të zërit, gjendja u acaraua dhe dy deputetët u përleshën me grushta e u desh ndërhyrja e stafit teknik të emisionit për t’i ndarë.