INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudira Shqiptare: E shkarkojnë se nuk la ndeshjen [FOTO]

Çudira Shqiptare: E shkarkojnë se nuk la ndeshjen [FOTO]

Publikuar më: 16:05 08-03-2017

Ndodh rëndom në vendin tonë, ku politika është ulur “këmbëkryq” në futboll dhe e përdor atë për qëllimet e saj.

Kështu ka dashur të bëjë edhe javën e shkuar, kur përballë tyre ishin Burreli e Kamza, ekipe që financohen nga bashkitë Mat e Kamzë, këto bashki të drejtuara nga e djathta.

Ajo ndeshje përfundoi 1-1 dhe dje e ka pësuar administratori i klubit Kastriot Rama, ish-portier i matjanëve, i cili për disa vite me radhë ka qenë pjesë e Laçit në rolin e trajnerëve të portierëve.

Motivacioni i drejtuesve ka qenë për rezultate të dobëta, në një kohë Burreli e ka mbyllur fazën e dytë në vendin e katërt, duke e siguruar mbijetesën në mënyrë direkte.

Vetë Rama, ka folur për mediat e shkruara, ku ka theksuar se i është thënë të tolerojë ndeshjen, pasi ka një marrëveshje mes kryetarëve të bashkive për diçka të tillë, por ai nuk ka pranuar, gjë që ka sjellë edhe shkarkimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.13170099258423