Në një kohë kur demokratët i janë bashkuar sot protestës së opozitës, ku 5 akse kryesore të vendit janë bllokuar, një banor i Shkodrës ka zgjedhur një mënyrë origjinale për t’ju bashkuar kësaj nisme, raporton ‘BalkanWeb’.
Ka qenë pikërisht fermeri Lush Ndoci, i cili ka bllokuar aksin Shkodër-Tiranë me bagëtitë e tij (disa krerë dhish), në shenjë solidarizimi me protestuesit në mbarë vendin. Sipas gazetarit Senad Nikshiqi, bllokimi i rrugës krijoi radhë të gjata makinash. Fermeri Ndoci njihet për protestat e tij të veçanta gjatë viteve të fundit.