Sot, ishin planifikuar të zhvilloheshin takimet e Kategorisë së Dytë në Kampionatin Shqiptar të futbollit.
Gjithçka ka shkuar mirë, ndërkohë që në stadiumin ku po luhet takimi mes Butrintit dhe Gramozit për një moment është pëhapur panik, për shkak se është ulur një helikopter i emergjencës.
Në minutën e 25-të, me urdhër nga Policia e Shtetit ndeshja është ndërprerë për disa minuta, pasi në fushën e blertë është ulur një helikopter për të transportuar një të sëmurë drejt Spitalit të Tiranës.
Helikopteri ka qëndruar në fushën e lojës për afro 10 minuta. Pas këtij momenti ndeshja ka rifilluar normalisht.