INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Çudirat e gjendjes civile, në Shqipëri të regjistruar mbi 8 mijë 150 vjeçarë[VIDEO]

Publikuar më: 09:32 09-10-2018

Në Shqipëri paradokset nuk kanë të ndalur. Së fundmi Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar që në sistemin e Gjendjes Civile ka të regjistruar persona mbi moshën 150 vjeçare. E nuk janë pak po rreth 8.100 të tillë. Kjo çudi ka një shpjegim, listat nuk pastrohen dhe për pasojë shumë persona, që kanë ndëruar jetë rezultojnë sikur të jenë gjallë. Sipas KLSH në Regjistrin Kombëtar ka mijëra gabime. Me të tjerash persona me moshë mbi 100 vjeç rezultojnë 8.674.

Gjithashtu rreth 30.249 personave nuk ju dihet adresa, pasi të dhënat e tyre në regjistër janë të paplota, po kështu dhe në 28.858 familje nuk ju është shënuar kryefamiljari. Ndërsa 588 emra janë të regjistruar më shumë se një herë.
Një problem tjetër që ka konstatuar KLSH është dhe kombësia që 5.555 presonave nuk ju është shkruar fare dhe ju është shënuar me X. Për të gjitha këto konstatime absurde KLSH ka bërë rekomandimet e nevojshme të cilat përfshijnë mes të tjerash edhe verifikimet në janë gjallë apo jo personat mbi 100 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0024051666259766