Gazetari dhe aktivistit, Erion Kristos i ka ndodhur një histori e pazakontë. Ai kërkon ndihmën e miqve të tij për dy libra të cilat një punonjëse e bibliotekës së Filologjikut në Tiranë i ka telefonuar dhe i ka kërkuar t’i kthejë.
Kristo thotë se këto libra i ka marrë në vitet ’90-’91, që nga koha kur ishte student por nuk i ka më.
Statusi i plotë:
“Ndihmë.
E para, ju kërkoj të falur për këtë, por mos e merrni si gallatë. Më shkruan një punonjëse e bibliotekës së Filologjikut. Gjatë kohës që kam studiuar te Filologjiku në vitet 1990-91 kam tërhequr dy libra dhe akoma nuk i kam dorëzuar.
Librat janë
1. Les miserables/Hygo;
2. L' ete / Camus (Kamy).
Tani, unë e di që ja kam dhënë dikujt për t’i dorëzuar, ndoshta janë dorëzuar, por nuk janë hedhur. Gjithsesi, nuk dua vrima në biografi.
A ka mundësi njeri të më ndihmojë, kundrejt pagesës, ti gjejë këto libra”.