INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudirat në spitalet shqiptare! Mjeku “hero” kardiolog që shërben edhe si gjinekolog

Çudirat në spitalet shqiptare! Mjeku “hero” kardiolog që shërben edhe si gjinekolog

Publikuar më: 18:28 10-08-2017

Në këto ditë të nxehta me temperatura ekstreme, ka një dyndje të madhe drejt spitaleve ku të sëmurët kronikë dhe jo vetëm, presin me orë të tëra në temperature të larta e në kushte jo të mira. Një situatë e tillë kaotike është krijuar në Spitalin Rajonal të Beratit. E si të mos mjaftonin të gjitha këto, në këtë spital, mjeku kardiolog shërben edhe si gjinekolog ku i duhet të përballojë mbi 100 vizita në ditë.

“Këtu nuk ka mjekë të tjerë. Kemi ore që presim në vapë të sëmurë. Të vish nga Poliçani këtu në Berat, vdes. Nuk ke më fuqi të presësh. Nuk as stola për tu ulur. Edi Rama duhet të marrë masa të sjellë mjekë në Berat e jo ti lirë mjekët të ikin jashtë” janë disa nga reagimet e pacientëve.

Por kardiologu Julian Ranxha, me gradën doktor shkencash, të befason kur shprehet se çfarë i duhet të përballojë gjatë një dite pune në këtë spital. Përveç profilit të tij si doktor zemre, atij i duhet të bëjë edhe gjinekologun me gratë shtatzëna që kërkojnë ndihme mjeksore. “Kam shumë ngarkesë dhe i vetëm duhet të përballojë jo vetëm vizitat në Repartin e Kardiologjisë, por edhe konsultat e spitalit, të sëmurët kardiakë të reanimacionit të shtruar në patollogji, konsultat e kirurgjisë për të sëmurët që duhet të operohen, konsultat e gjinekologjisë për gratë shtatëzëna, fëmijët në pediatri që kanë probleme të lindura, ndërkohë që duhet të jetë njëkohësisht në gadishmëri për të gjitha urgjencat nga problemet e zemrës,ditën dhe natën” thotë mjeku Julian Ranxha.

Në disa raste kardilogut Ranxha i duhet të shoqërojë të sëmurët rëndë drejt QSUT në Tiranë për trajtim më të specializuar, duke i lënë ata të Beratit në mëshirë të fatit, pasi e ka të pamundur të jetë në të njëjtën kohë në dy vende.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385