U fol se do të vinte me një format të veçantë pasqyrë, por mesa duket s’qenka e vërtetë! Phone 8 do të vijë në një format me vetëm 3 ngjyra ka lajmëruar Ming-Chi Kuo i KGI Securities, burim i besueshëm i Apple.
Megjithatë jo vetëm iPhone 8 por edhe gjenerata e re pasardhëse do jetë vetëm në tre ngjyra, e zezë, argjend dhe e artë.
Me këtë lëvizje Apple kthehet edhe njëherë në bazat e saj dhe ndërpret çdo opsion tjetër apo variant ngjyrash. Kuo tha se në modelet e reja të iPhone do të ofrohet edhe mbushësi i shpejtë i baterisë, dhe se ky tipar do të vijë për të tre telefonat e rinj.
Po sipas këtij burimi, thuhet se iPhone 8, i cilësuar dhe si iPhoni më lukzos, do vijë në sasi të limituar në treg. Fillimisht do ketë vetëm 2 deri në 4 milionë njësi të lançuara për shitje gjatë tremujorit të tretë të vitit, përpara se të rritet prodhimi në tremujorin e katërt.
Në mesin e risive të iPhone janë edhe ekranet pa korniza nga njëri skaj në tjetrin, më pas mundësia e incizimit në 4K, teknologjia dhe sensorët për njohjen e fytyrës dhe shumë tipare të tjera që padyshim do bëjnë diferencën.