Në interpelancën e thirrur nga Eron Braçe, Ministri Arben Ahmetaj ka çuditur jo pak kur ka zbuluar një të përbashkët mes Kryeministrit dhe ish diktatorit Enver Hoxha. Teksa po i përgjigjej deputetit socialist për gjendjen e financave në FSHF, Arben Ahmetaj për të vlerësuar punën e qeverisë Rama bëri dhe një paralelizëm.
Arben Ahmetaj:
“Stadiume në këtë vend janë ndërtuar vetëm në 'kohën e Enverit', kështu i referohemi, në 1980-n. që nga ajo ditë, stadiume janë ndërtuar vetëm në mandatin 'Rama 1', dhe vazhdojnë në mandatin 'Rama 2' dhe jam i bindur që do vazhdojnë në mandatin 'Rama 3”.
Por kjo përgjigje nuk ka kënaqur deputetin socialist Erjon Braçe. Kreu i komisionit të ekonomisë deklaroj se nuk mori përgjigjen nga ministri Ahmetaj.
Erjon Braçe:
“E di që Kryeministri Rama ju ka mbështetur për t’ju dhënë para për të ndërtuar impiante që nuk janë bërë kurrë më parë. Por ky është një detyrim ligjor. Ligjshmëria fiskale e FSH është element kyç për futbollin shqiptar. Nuk mund të ketë imunitet për FSHF”.