Emri i tij është lidhur gjithnjë me liderin historik të PD Sali Berisha. Në fakt lidhja e tij është përdorur vazhdimisht për të sulmuar Sali Berishën, por është hera e parë që biznesmeni i njohur flet publikisht për Partinë Demokratike. Reagimi i tij është lidhur me zgjedhjet e brendshme në selinë blu, e me fitoren e një mandati të dytë të Lulzim Bashën për drejtimin e partisë për një mandat të dytë.
Fazlliç shpërndan lajmin për fitoren e Lulzim Bashës me 90% të votave nga demokratët dhe ndërkohë bën një krahasim therës me “Forrest Gump”, një personazh kinematografik që frymëzon me optimizmin e tij fëminor, i ngadaltë, që kurrë s'e ka parë veten e tij si humbës.
Damir Fazlliç:
“U prehtë në paqe Partia Demokratike. Forrest Gump fiton, stil i Koresë së Veriut. RIP partia më e madhe në historinë shqiptare ...”.