INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Çudit Edi Rama në Samitin e Triestes [VIDEO]

Publikuar më: 15:39 12-07-2017

Në Trieste po mbahet samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, e të pranishëm janë liderët e vendeve të rajonit por dhe kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe Presidenti Frances Emanuel Macron. Në një shkrim të botuar në prestigjiozen amerikane “The Wall Street Journal”, i cili i ka paraprirë këtij samiti, kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria do të mbështesë krijimin e një zone ekonomike të përbashkët rajonale.
Edi Rama:
“Midis të tjerave, do të na kërkohet që të mbështesim krijimin e një zone ekonomike rajonale. Unë do të argumentoj pro saj. Këtë javë, në Itali, do të mbështes fuqimisht krijimin e zonës rajonale ekonomike, si një gur themeli që do të lehtësojë procesin e anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian”.
Por si gjithnjë Edi Rama di të tërheqë vëmendje. Në ditën e parë të samitit të Triestes Rama është takuar me kryeministrin Zoran Zaev, e ajo që ka rënë në sy ka qenë pikërisht veshja e kryeministrit. Me kostum të zi, kravatë të kuqe si dhe me atlete të bardha, kryeministri Rama ka tërhequr vëmendjen e mediave.,
Të njëjtën veshje me atlete, Edi Rama e ka mbajtur edhe gjatë debatit televiziv mes liderëve të Ballkanit, i cili do të shfaqet i regjistruar në televizionet publike të gjithë rajonit.

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939