INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudit gjyqtarin me kërkesën e tij: “Dua të shkoj në burg, në vend që të jem i pastrehë

Çudit gjyqtarin me kërkesën e tij: “Dua të shkoj në burg, në vend që të jem i pastrehë"

Publikuar më: 12:07 23-11-2017

Një 23-vjeçari të pastrehë ju ndalua lypja dhe fjeta pranë dyqaneve në Middlesbrough. Kjo është historia e Bradley Grimes i cili i kërkoi gjykatësit gjatë seancës që ta dërgonte në burg në vend që ta linte atë të pastrehë.
Po çfarë efekti pati kërkesa e tij?
"Gjithçka ata bënë ishte të vendosnin një urdhër për sjelljen time anti-shoqërore duke më ndaluar të lypja, por unë duhet të mbijetoja," thotë Bradley Grimes për BBC. Ai u bë i pastrehë pas largimit nga sistemi i kujdesit në moshës 17- vjeçare. Me autizmin dhe me moshën mendore të një "fëmije të vogël",gjë që kuptohet nga fjalët ai nuk ishte në gjendje të gjente një punë dhe shpesh u detyrua të lypte duke i kërkuar kalimtarëve ushqim dhe para në anën e një rruge. Por lypja e çoi atë në Këshillin e Middlesbrough duke i dhënë atij një urdhër për sjellje anti-sociale. Ky urdhër e ndalonte atë nga "fjetja" jashtë ambienteve të bizneseve. Bradley thotë se e kanë penguar atë nga të qëndruarit "ulur jashtë dyqaneve, në dyert e të cilëve fle për të qenë më ngrohtë. Për këtë ai është arrestuar vazhdimisht. Bradley, i cili është 23-vjeç tregon se tërhoqi vëmendjen e autoriteteve ndërsa ishte ulur për të pushuar në stacionin e autobusit.

bradley1.jpg


“Ata më ndalonin mua një herë ose dy herë në ditë, për një periudhë prej disa muajsh.Isha në burg gati të gjithë fundjavën, ose shoqërohesha afër çdo fundjave. Nuk mund të rri në një park publik pa më marrë policët. Unë duhet të vazhdoj të lëviz gjithë ditën." I lodhur për situatën në të cilën ndodhej ai vendosi të kërkojë ndihmë, megjithëse në një formë të pazakontë. Kur në gjykatë, u akuzua për shkelje të një dënimi katër mujor të pezulluar, kërkoi nga gjyqtari që ta dërgonte në burg. Ai shpresonte se atje do të gjente strehimin e përshtatshëm. "Kjo është alternativa e fundit që kisha, që unë mund të mendoja," shpjegon ai. E këtë herë qëlloi të ishte një gjykatës 'simpatik’. Në tetor të këtij viti, ai deklaroi se "në thelb ne po mbyllim një njeri të pastrehë, pikërisht se është i pastrehë. Dua që ai të strehohet diku në mënyrë që mirëqenia e tij të shikohet. Nuk është mirë që autoritetet të kthehen dhe të thonë se ky është problemi i dikujt tjetër. Nëse do t'ju lejoja të dilnit sot, gjasat janë që ju të uleni në një vend ose të flini në një derë dyqani dhe do të përfundoni duke u burgosur përsëri"-tha gjyqtari.

bradley3.jpg

Në nëntor, Bradley u lirua pasi u mbështet me strehim. Ai kishte jetuar në të njëjtën ndërtesë më parë, por thotë se i është thënë të largohet pasi një sasi kanabisi u gjet në dhomën e tij. Bradley gjithashtu ka pasur probleme me drogën e klasit A, të cilën ai thotë se e ka përdorur "për të qetësuar dhimbjen". Këtë herë ai thotë se është i vendosur të jetojë i pastër dhe se i ka shmangur drogat që nga lirimi i tij. 'E pamundur për t'u përballuar'. Bradley thotë se jeta ende mund të jetë e vështirë. Në fakt, ai beson se për shkak të autizmit të tij, jeta do ishte më e thjeshtë në burg. "Ju nuk duhet të shqetësoheni për ndonjë gjë në burg. Ndërsa jashtë është e pamundur që unë të përballoj jetesën vetë, sepse unë jam keq me gjëra të tilla si buxheti dhe paratë"-rrëfen ai. Kur Bradley u largua nga burgu në Durham, ai kishte vetëm 17 paund shumicën e të cilave ai i përdori për udhëtimin me tren në Middlesbrough. Ai tani ka aplikuar për përfitime, të cilat është duke pritur për t'i marrë, por thotë se mungesa e fondeve me kalimin e kohës ka pasur një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e tij.

homless.jpg

Bradley ka një tumor në tru dhe vuan nga epilepsia, gjithashtu ka një problem me zemrën, por thotë se nuk mund të përballojë të shkojë në qendrën e kancerit të specialistëve në Newcastle për trajtim. Ai thotë se jeta e tij mund të kishte qenë ndryshe nëse do të ishte mbështetur mjaftueshëm nga autoriteti lokal kur u bë i pastrehë. Në vend të kësaj, ai pretendon se ai është dërguar nga një agjenci në tjetrën.

Article Logic
Execution time: 0.0042719841003418