Abuzimi seksual për së paku 1 vit i vajzës së mitur nga Drenasi ka tronditur Kosovën dhe ka shkakuar reagime pa fund.
Por, imami i një xhamie në Rahovec Bedri Bytyçi, ka tronditur dhe më shumë duke fajësuar edhe vajzën e mitur e cila në fakt ka qenë viktimë e rastit të abuzimit seksual. Sipas tij, veshja provokative në shkollë e nxënëses ka nxitur mësuesin e paedukatë që ta ngacmojë.
“Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacëmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e keqja është në prag”, ka thënë imami Bytyçi.