Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas një aktiviteti të Gjykatës Kushtetuese, është pyetur dhe për kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Po kreu i shtetit është përgjigjur shkurt, duke shmangur komentet për këtë çështje duek na befasuar. Ai tha vetëm: "I uroj jetë të gjatë Gjykatës Kushtetuese", Kreu i Shtetit ka marrë pjesë në konferencën për 25 vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese ku mori pjesë kryeministri Edi Rama si dhe përfaqësues të trupit diplomatik ndër ta edhe ambasadori Donald Lu.