Ka ndodhur disa herë të shikojmë në rrjetet sociale, njerëz që bëjnë foto me policë dhe i shtojnë mbishkrimin “policia që duam”, por nuk është e thënë të mos ndodhë edhe e kundërta. Dy policë kanë ndaluar drejtuesin e një mjeti tip Lamborghini në Tiranë, jo për t’i kontrolluar dokumentet, por për të bërë një foto me të! Nuk u ndodh shpesh të shohin një makinë të tillë, dhe nuk mund të mos e bënin një foto, siç duket nga pamjet e siguruara nga Jetaoshqef. Ndërsa Lambo-ja vazhdonte të qëndronte e ndaluar në rrugë, policit shihen afër njeri-tjetrit teksa shikojnë fotot e realizuara pranë saj. Kushedi sa “like” do marrin në rrjetet sociale kur të postojnë foton.