Çudit studim i ri: Macet nuk janë kafshë shtëpiake
Edhe pse macet, bashkë me qentë, janë kafshët më të popullarizuara shtëpiake, studimi i ri i Universitetit të Washingtonit thotë që ato nuk janë kafshë shtëpiake dhe që janë vetëm pjesërisht të zbutura.
Mbase ndonjëherë keni pyetur përse janë aq të painteresuara dhe aq të padëgjueshme.
Nëse janë, shikoni se si shkencëtarët kanë sqaruar ato karaktere të tyre “të egra”.
Studimi i ri i përkushtuar maceve shtëpiake thotë që ato në të vërtetë janë gjysmë të zbutura.
Njerëzit kanë filluar të mbajnë edhe mace të zbutura para përafërsisht 9.000 vjetësh, mirëpo ADN-ja e tyre, siç thonë ekspertët, ende i ka karakteret e njëjta si ADN-ja e paraardhëseve të lashtë të tyre.
Është fakt që macet kanë ruajtur aftësinë e gjuetisë dhe shkathtësisë, ndërkaq studimi i ri edhe më shumë thekson që njerëzit në të vërtetë kanë pasur shumë pak ndikim në natyrën e maceve.