INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudit studimi, djemtë beqarë kanë aromë më të fortë trupi…

Çudit studimi, djemtë beqarë kanë aromë më të fortë trupi…

Publikuar më: 11:19 05-02-2019

Sipas një studimi të fundit thuhet se meshkujt beqarë kanë tendencën të kenë një aromë më të fortë trupi sesa ata që kanë një partnere. Dhe ndoshta kjo mund të jetë një avantazh për ta.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se meshkujt beqarë kanë nivele më të larta testosterone. Madje vajzat konsideronin më tërheqës ata djem që kishin djersitur.

Ndërsa studimi i ri i realizuar nga Universiteti Macquarie në Australi u bazua vetëm në cështjen për të përcaktuar nëse beqarët kishin aromë më të fortë se ata që kanë një partnere duke u bazuar në nivelet e ndryshme të testosteronit.

Në analizë specialistët morën rreth 83 gra të cilan renditen aromën e trupit dhe fytyrën e meshkujve të moshës 18 deri në 35 vjeç.

Djemve fillimish iu kërkua të kryenin një detyrë ku duhej të djersiteshin. Më pas bluzat iu dhanë vajzave të nuhasnin dhe të bënin renditjen.

U pa se vajzat vlerësuan më shumë aromën e djemve beqarë.

Në mënyrë të ngjashme vajzat renditen si më tërheqës djemtë beqarë sesa ata që ishin në një lidhje.

Sikurse u hodh edhe hipoteza e parë beqarët kishin një aromë më të fortë trupi. Studiuesit arritën në përfundimin se në këtë rezulatat ndikon jo vetëm niveli testosteronit por edhe mënyra e jetesës.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443