INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudit studimi! Tani e tutje me siguri do bëni më shumë THASHETHEME, zbuloni 4 arsyet përse duhet

Çudit studimi! Tani e tutje me siguri do bëni më shumë THASHETHEME, zbuloni 4 arsyet përse duhet

Publikuar më: 22:43 29-06-2018

Jeni ndjerë ndonjëherë keq pse keni folur për dikë pas krahëve, por në të njëjtën kohë të çliruar sepse keni dashur ta ndanit me dikë atë informacion? Nuk keni bërë as më pak e as më shumë sesa një thashethem dhe sipas shkëncëtarëve, këto të fundit na bëjnë mirë për shëndetin mendor, pra ndjesia e mirë e mposht atë të fajit dhe këto janë katër arsye përse të bërit thashethemi na bën të ndihemi mirë!

Studiuesit në Universitetin e Teksasit dhe në Universitetin e Oklahomës zbuluan se nëse dy njerëz ndajnë ndjenja negative për një person të tretë, ata do të ndihen më pranë njëri-tjetrit dhe do të krijojnë një lidhje!

Kjo na bën të ndihemi mirë për veten tonë

Nëse dëgjoni se dikush tjetër po kalon një pengesë, ju ndiheni më mirë për veten, thellë në nënvetëdije. Ju mund të mos i uroni të keqen askujt, por të qenët më mirë se të tjerët, kjo sigurisht ju bën të ndiheni mirë për veten tuaj.

Është vetë-mbrojtëse

Kur ne shohim një person tjetër që sillet keq, ankthi dhe ritmet e zemrës rriten. Megjithatë, psikologu social Robb Willer pohon se të bërit thashetheme, pra përhapja e informacionit për atë person na bën menjëherë të ndihemi më mirë, sipas living. Është frustrimi ai që nxit thashethemet duke reflektuar një kërkesë sociale! Të ndarit informacionin na çliron!

Sipas psikologëve ndarja e të njëjtave interesa dhe bërja e thashethemeve që nuk ndikojnë drejtëpërdrejtë në jetën tuaj, ju shpërqëndron dhe për aq kohë sa bëni thashetheme largoni mendjen nga problemet e jetës së përditshme ! Kjo është arsyeja përse ndihemi mirë pas një kafeje me mikeshat apo pas një bisede telefonike!

Article Logic
Execution time: 0.0023970603942871