INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Çuditë e motit ndër vite! Ekspertët kanë analizuar situatat ekstreme[VIDEO]

Publikuar më: 13:59 07-12-2017

Duke nisur që nga  viti 1961 në kryeqytet ka patur 13 deri 15 episode ekstreme të rreshjeve të shiut të ngjashme me ato të disa ditëve më parë, ku dhe shumë zona të vendit u përmbytën. Ekspertja e Metoalb Tanja Porja ka bërë një analizë dhe pohon për IN TV se 3 prej rasteve kanë tejkaluar dhe të tjerat.  
“Janë regjistruar që nga viti 1961, rreth 13 - 15 ngjarje me sasi rreshjesh mbi 120 milimetër në 24 orë nga 150 deri në 180 milimetër. Janë vetëm tre ngjarje të rralla që është tejkaluar vlera 200 milimetra në 24 orë. Edhe rreshjet e fundit quhen ekstreme se shkuan 148. 6 milimetër në 24 orë,” tha Porja.
Deri në muajin nëntor vendi po vuante nga moti i thatë  e pasojat u ndjenë më shumë tek hidrocentralet dhe prej gushtit nisi të blihej dhe energji. Po pavarësisht dëmeve që solli shiu, Tanja Porja thotë se u deshën vetëm 2 ditë shi që të tejkalohej kuota vjetrore.
“Ishim me deficit të rreshjeve të shiut dhe me vetëm 48 orë rreshje të intensitetit të lartë dhe u plotësuan si kuotat mujore dhe ato vjetore,” sqaron ekspertja Porja.
Ngrohja e globale dhe çuditë e saj, sipas ekspertes, kanë bërë të pamundur dhe punën e tyre. Ata si bëjnë më dot parashikimet afatgjata.
“Ngjarjet ekstreme të përmbysin parashikimet që mund të kesh bërë më parë. Të sakta me 95% ato mund të bëhen vetëm 3-2 ditë para se të ndodhin. Problematike më shumë parashikimi i sasisë të rreshjeve ekstreme,” thekson Tanja Porja.
Ndërsa lajmet për këtë fundjavë s'janë aspak të mira në shumë zona do të kthehen rreshjet e shiut dhe në veri e verilindje do të shtohen ato të dëborës.

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707