INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çuditë e motit vijojnë dhe sot! Hidhni një sy parashikimit…

Çuditë e motit vijojnë dhe sot! Hidhni një sy parashikimit…

Publikuar më: 08:44 31-07-2019

Edhe sot moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm. Dita do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin. Po në orët e mesditës do të rikthehen vransirat. Më të ndjeshme ato do të jenë në zonat malore ku dhe priten reshje shiu të karakterit lokal. Shiu do të rikthehet dhe në Juglindje të vendit.

Ndërsa era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi 1-10m/s kryesisht gjatë orëve të mesditës.
Sa i përket temperaturave ato në mesditë do të rriten, por maksimalia nuk do të kalojë 33 gradët.

Ja sa do jenë temperaturat sipas zonave:
-vendet malore 17 deri në 30°C
-vendet e ulëta 19 deri në 33°C
-vendet bregdetare 21 deri në 33°C

Article Logic
Execution time: 0.0039470195770264