INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Çuditë e zgjedhjeve. Nga votimi i nuseve me të bardha, deri te qendra pa votues [VIDEO]

Publikuar më: 17:25 25-06-2017

Në ditën e votimeve janë regjistruar disa ngjarje që kanë shkaktuar habi. Disa vajza kanë braktisur ceremoninë martesore për disa minuta për të votuar. Nuset e veshura me vellot e ceremonisë kanë preferuar të kalojnë më parë në qendrat e votimeve para se të shkojnë te burrat. Pas votueses me vello nga qyteti i Fierit, një tjetër nuse nga Tirana ka shkuar të bëjë detyrën qytetare. Ndërkohë një tjetër nuse nga Elbasani ka shkuar në qendrën e votimit e veshur me të bardha dhe e shoqëruar nga bashkëshorti i saj. Edhe një çift nga qyteti i Durrësit, ka gjetur kohë të votojë, duke iu “përgjigjur” kështu apelit për pjesëmarrje në votime.
Duket si e çuditshme por është e vërtetë. Banorët e fshatit Grabovë e Sipërme në bashkinë Gramsh kanë bojkotuar votimin. Lajmin e konfirmon edhe kryetari i KZAZ në Gramsh i cili deklaron se qendra është hapur normalisht, komisionerët janë paraqitur por asnjë votues nuk ka hyrë brenda të votojë. Ndërkohë banorët kanë bërë të ditur se arsyeja e bojkotit është mungesa totale e investimeve në këtë zonë.
Një rast i pazakontë votimi është shënuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një qytetar është paraqitur për të votuar në qendrën ku kishte emrin në listë por ka zbuluar se dikush ka votuar më herët për të. Ngjarja ka ndodhur në njësinë e votimit në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës, ndërsa 59-vjeçari ka mësuar se emri i tij rezultonte të kishte votuar më herët gjatë ditës. Menjëherë shtetasi F.S, 59 vjeç, ka denoncuar rastin.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0020418167114258